Një 28 vjeçare me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Advertisements
Bëhet me dije se 28 vjeçarja ishte nga Korça, dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në Sanatorium. Ajo ishte futur në intubim por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Gazetari Erjon Skëndaj, tha se viktima ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë kishte sjellë në jetë një prej fëmijëve. Sipas tij, mjekët ditën e djeshme kishin qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gruas, por një komplikacion i mori asaj jetën.
Advertisements
Nuk dihet nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!