E papritur në vendin tonë, meteorologia e njohur zbulon çfarë po ndodh me kohën dhe ngre alarmin

Si pasojë e reshjeve intensive që kanë përshirë sëfundmi vendin tonë, nuk kanë munguar as përmbytjet në disa zona. Meteorologia, Lajda Porja shprehet për ABC se jemi duke përjetuar një situatë të pazakontë sa i përket intensitetit të reshjeve.

Advertisements

Porja tha se gjatë janarit patëm 24 ditë me shi, dhe në zona si ajo e Shkodrës apo mbi Shkodrës kanë rënë nga 600 deri në 1 000 milimetra shi, ndërkohë që mesatarja afatgjatë është vetëm 200 milimetra shi.

Meteorologia tha se ky intensitet ka shkaktuar pikërisht përmbytjet në këto zona, ndërsa theksoi se për fat të mirë nuk ka patur shkrirje të dëborës nëpër male siç ndodhi gjatë përmbytjeve të vitit 2010, gjë që sipas saj do të shkaktonte një katastrofë nëse do të kishte ndodhur.

Advertisements

“Që prej dy dekadave ka sjellë shumë ndryshime të parametrave të klimës, sidomos reshjeve dhe temperaturave. Ky janar ka qenë tepër dinamik. Ka patur ditë me përmbytje dhe me ngrica të alternuara.

Kemi patur 24 ditë me reshje gjatë janarit. Në muaj duhet të ketë 10 apo 13 ditë. Epiqendra ka qenë Shkodra ku kanë rënë afërisht 600 milimetra shi, nga 200 që duhej të ishte normalja. Mbi Shkodra ka qenë me reshje mbi intensive dhe ka marrë mbi 1 000 milimetra shi.

Madje edhe tani në shkurt është tejkaluar ajo që duhej të binte në shkurt vetëm përgjatë ditëve të para të këtij viti.

Nëse do të kishim edhe shkrirjen e dëborës si në 2010 krahas reshjeve do të kishim një katastrofë pasi kjo sasi brenda një kohe të shkurtër është shumë e madhe.”, u shpreh ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBE “përjashton” Rusinë mbi vaksinën Sputnik: Ju nuk jeni pjesë e strategjisë sonë
Artikulli tjetërHileja qe do t’ju shpëtojë nga tensioni i lartë i gjakut në sekondë!