Meteorologia Adiola Bani parashikon se duke filluar nga nesër moti nuk do të jetë i kthjellët sikurse ka qenë dy ditët e fundit.
Advertisements
Sipas Banit, ditën e premte dhe gjatë fundjavës pritet që të kemi një shtim të vranësirave në të gjithë vendin, por pa praninë e reshjeve. Fundjava gjithashtu pritet që të sjellë një rritje të vlerave të temperaturave të ajrit.
“Moti këtë të enjte do të paraqitet me kthjellime dhe me vranësira të pakta ndërsa e premtja dhe fundjava do të sjellin shtim të vranësirave sidomos në zonat malore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit dhe gjatë mesditës duke kulmuar gjatë fundjavës ku vlerat minimale do të ngjiten me 2 apo 3 gradë celsius ndërsa maksimumi deri në 18 gradë celsius. Gjithashtu dhe në vendet e rajonit do të kemi praninë e vranësirave dhe rritje të temperaturave të ajrit”, është shprehur meterologia.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!