“E ka shikimin si tigër”/ Dy djemtë e rinj në Për’puthen veçojnë njërën prej vajzave

Dy djem të rinj janë futur në puntatën e sotme në “PërPuthen”. Blerim Dauti, 31-vjeç, nga Maqedonia e Veriut, iu bashkua sot programit.

Advertisements

Ai tha se u fut në “PërPuthen” sepse kërkon të gjejë njeriun e jetës, ndërsa nga vajzat, veçoi më shumë Jasminën dhe Anën.

“Dua të njoh fatin e jetës. Mua më pëlqejnë femrat e hapura, inteligjente dhe padyshim edhe pamja fizike”, tha ai. Gjatë batutave, u shpreh “Para buke më pëlqen Jasmina, pas buke Ana.”

Advertisements

Djali tjetër quhet Aleksander Mehmeti, i cili tregoi se ka jetuar më parë në Itali, por tani është rikthyer dhe punon si stomatolog.

Ai u shpreh se në program është futur për të gjitha vajzat, por pak më shumë tha se i pëlqen Jasmina sepse “e ka shikimin si tigër”.

“Kam jetuar në Itali, tani jam rikthyer dhe punoj si stomatolog. Kam ardhur për vajzat, për të gjitha. Më shumë nga vajzat më pëlqen Jasmina, më pëlqen shikimi,e ka si tigër”, u shpreh ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Elbasan/ Dy makina përplasen me njëra tjetrën , brenda ishte dhe një grua shtatzënë
Artikulli tjetërVideo/ Publikoi bisedat private të Olsës, Teas dhe Beartit, Erjoni tregon arsyen se pse e bëri diçka të tillë