Kisha Ortodokse në Rumani është nën një trysni të ashpër këto ditë për të ndryshuar ritualet e pagëzimit, pasi një bebe gjeti vde kjen gjatë ceremonisë në Kishë ku fëmija zhytej tërësisht tri herë në ujin e bekuar.
Advertisements
Foshnja 6-javëshe pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital të hënën e kaluar, ku vdi q vetëm pas pak orësh.
Autopsia e bebes zbuloi ujë në mushkëri, që solli më pas arrestin kardiak. Prokurorët kanë hapur një hetim të thelluar mbi priftin që kreu pagëzimin në qytetin verilindor të Suceavas.
Advertisements
Një peticion online tashmë ka nisur, i cili kërkon ndryshimin e ritualeve kishtare dhe që ka mbledhur të paktën 58 mijë firma. Në rrjet, me mijëra rumunë kanë deno ncuar bruta litetin e këtij rituali, duke kritikuar nga ana tjetër kokëfortësinë e atyre që shprehen se ruajtja e këtyre riteve janë një vullnet i Zotit.
Media lokale në Rumani zbuloi se shumë incidente të ngjashme kanë ndodhur në vitet e fundit në Rumani. Zëdhënësi i Kishës Ortodokse të Rumanisë u shpreh se priftërinjtë mund të hedhin vetëm pak ujë në ballin e foshnjës për të përmbushur ritin e pagëzimit, në vend që t’i zhysin plotësisht në ujë trupat e bebeve. Por peshkopi Teodosie, lider i krahut tradicionalist të Kishës, u shpreh se rituali nuk do të ndryshojë.
Më shumë se 80% e rumunëve janë ortodoksë dhe kisha është një nga institucionet më të besueshme në vend, sipas sondazheve të fundit të opinionit publik.
I ftuar në “Wake Up” për të folur për ngjarje ishte At Grigor Pelushi, Klerik i Kishës Ortodokse. Ai theksoi se ky lajmi bëri bujë për faktin se Kisha është një prej institucioneve më të besuara në Rumani, duke shtuar se pagëzimi është një marrëdhënie dashurie mes njeriut dhe Perëndisë.
“Së pari dua të shpjegoj për të gjithë ata që na ndjekin që Kisha e Rumanisë është ndër Kishat më të organizuara ndër kishat ortodokse.
Është një ndër kishat që sot për sot, pas rënies së komunizmit ka besueshmërinë më të madhe në popull, prandaj dhe përhapja e këtij lajmi në këtë mënyrë të rrufeshme pikërisht ka të bëjë me këtë fakt.
Njerëzit në botë dhe rumunët kanë këtë ndjeshmëri ndaj Kishës dhe kanë këtë besueshmëri ndaj Kishës. Shërbesa e pagëzimit, ose misteri i pagëzimit është praktikë e hershme, që me themelimin e kishës. Ky është një rit që kryhej edhe nga populli i Izraelit, pra ka qenë i pranishëm që në zanafillën e njeriut.
Ky rit është i njohur edhe në popujt pagan. Nëna e Akilit e mori birin e saj edhe e zhyti në ato ujërat e shenjta të lumit, pra edhe kjo ishte një formë pagëzimi.
Pra, pagëzimi nuk është thjesht një produkt i arsyes. Pagëzimi apo besimi në tërësi është një marrëdhënie besimi, marrëdhënie mirëbesimi, marrëdhënie dashurie mes njeriut dhe Perëndisë”, u shpreh ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!