Të tjerë detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Vlorë, ku një 18-vjeçar humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.
Advertisements
Ndërkohë, siç raporton News24, 3 nga të plagosurit janë nga e njëjta familje.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.
Advertisements
Sipas policisë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit u bllokua për disa minuta edhe rruga.
Nga informacionet e para mësohet se dy mjetet që u përplasen ishin me shpejtësi të madhe.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën të riut dhe 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!