“Dëshironin të këndoja në dasmën e tyre”, Fatmira Breçani flet për shumën marramendëse të parave që i kërkoi tropojanit në Amerikë: Në atë moment u ndjeva keq!

Këngëtarja shqiptare Fatmira Breçani, rrëfeu një histori shumë interesante me tropojanët e pasur të Amerikës.

Advertisements

Ajo tha se një familje tropojane që jetonte në Teksas dëshironte të këndoja unë në dasmën që organizonin, por asaj nuk i pëlqenin shumë udhëtimet e largëta. Si mënyrë për ta evituar i kërkoi një shumë të madhe parash që ata të mos pranonin.

Pjesë nga intervista në Ora News

Advertisements

Ester Bylyku: Cila është kërkesa më e çmendur që të kanë bërë ndonjëherë?

Fatmira Breçani: Ishte një familje tropojane që jetonte në Teksas dhe dëshironte të këndoja unë në dasmën që organizonin. Por mua s’më pëlqejnë shumë udhëtimet e largëta dhe u përpoqa t’i evitoja duke i thënë se kërkoja një shumë të madhe parash që ata të mos pranonin. Vajza më tha se do të fliste me babain dhe do të më kthente përgjigje. Nuk e prisja, por ata pranuan.

Ester Bylyku: I kërkove më tepër se 50 mijë dollarë?

Fatmira Breçani: Joo, janë shumë, kërkova më pak. Në ate moment u ndjeva keq sepse thash: ‘Zot, hyra në gjynah se nuk ia di mundësitë.’ U nisa me bashkëshortin drejt Amerikes, dhe pamë që ata ishin shumë të pasur. Dasma shkoi shumë mirë, ata ishin shumë të respektueshëm, edhe fitimet e dasmës i mora unë.

Kur na përcolli babai në aeroport, na dha zarfin me paratë e premtuara por unë dhe bashkëshorti ia kthyem, i treguam dhe arsyen pse kërkova aq. Por ai nuk pranoi. Sot kemi marrëdhënie shumë të mira familjare, dhe flasim shpesh. Por ka qenë rast i çuditshëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDegjeneron debati mes dy analistëve shqiptar: Gruaja jote ankohet te shokët e t’u që s’di ta bësh në krevat!
Artikulli tjetërIu gjetën 260 mijë euro dhe 160 milionë lekë, doktori Edvin Prifti në telashe, zbardhet kërkesa me e fundit e prokurorisë