Drejtuesi politik i partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha ka publikuar foton e të riut që ndërroi jetë ditën e sotme teksa ishte duke punuar në kantierin e Aeroportit të Kukësit. Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se ndihet i trishtuar për vd ekjen e aksidentale të 35-vjeçarit Meriman Gashi, duke e cilësuar këtë humbje për familjen dhe Partinë Demokratike.
Advertisements
Ai i shpreh ngushëllime familjarëve ndërsa shton se shpreson që sa më shpejt të zbardhen rrethanat e aksidentit.
“Ndjehem i trishtuar për vde kjen aksidentale në aeroportin e Kukësit të 35 vjeçarit Meriman Gashi nga fshati Nangë. Ai la në pikë llim gruan me dy fëmijë të mitur tashmë jetimë, la në pikëllim prindërit dhe vllezër e motra. Me vdekjen e Merimanit Partia Demokratike humbi anëtarin e devotshem.
Advertisements
Familjes Gashi i shpreh ngushellimet e mia, ndërkohë shpresoj që sa më parë të zbardhen rrethanat e aksidentit”, shkruan Hoxha.
Meriman Gashi 35 vjeç ndërroi jetë sot në kantierin e aeroportit të Kukësit, pasi e goditi kova e ekskavatorit. Xhaxhai i tij Abdullah Gashi tha për mediat se nipi, prind i dy fëmijëve kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punë. Ai kërkon drejtësi për të zbardhur ngjarjen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!