COVID i merr jetën 17-vjeçarit, shoku i fëmijërisë tregon për ëndrrat e të riut

COVID-19 i mori jetën 17-vjeçarit Qamil Seiti ditën e djeshme, i cili ishte pa asnjë sëmundje shoqëruese, një ngjarje tr.agjike që tron.diti të gjithë vendin.

Advertisements

Në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live”, shoku i tij i fëmijërisë, Xhuliano tregoi më shumë për të riun.

Si e more vesh lajmin?

Advertisements

“Kam qenë në shkollë në orë të dytë të tretë dhe na erdhi një lajm i pakonfirmuar. Thjesht që Qamili ka ndërruar jetë, kemi ngelur të shokuar, pa fjalë, se ai ka qenë njeri pozitiv pa asnjë sëmundje. në fillim nuk e besuam. Unë e kam pasur shok fëmijërie, ka jetuar në Memaliaj dhe më pas u largua”, tha miku i tij.

Si e more vesh që ishte i in.fektuar me Covid?

“Ai kishte shumë qejf kuzhinën, si pasion dhe punonte kur kishte kohë të lirë, donte të ishte dikush për më vonë. Ai vazhdoi një shkollë profesionale, donte punën, donte jetën. Babai i tij ishte në intubim”, tha ai.

Kur ke komunikuar për herë të fundit me të?

“Komunikova para 10 ditësh para se të prekej. Na ka ardhur e papritur në fillim që nga karantinimi sepse jemi dhe në moshë të re. Ai ishte tip energjik, nuk i trembej diçkaje, nuk e mendonim shumë se do të prkeshim, ai mendonte për familjen për babanë, nënën. Familja e tyre përbëhet nga dy vëllezër dhe një motër më të mëdha se ai, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, veç babait”, tha Xhuliano.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSurprizon moti, ja si parashikohet të jenë ditët në vijim dhe sa do shkojnë temperaturat, meteorologu Hakil Osmani tregon çfarë pritet
Artikulli tjetërDel fotoja familjare e Blendi Fevziut, ja kush është motra dhe babai i tij