COVID-19 i merr jetën ish-futbollistit dhe mësuesit të të njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e djeshme për botën e sportit. COVID-19 i ka marrë jetën pas një beteje të gjatë ish-futbollistit të Apolonisë dhe mësuesit të nderuar, Piro Toska.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi përmes një postimi në rrjete sociale.

“Piro Toska, një tjetër figurë e respektuar fierake, me kontribut në fushën e sportit dhe arsimit është ndarë nga jeta sot, pas një lufte të gjatë me virusin vdekjeprurës.

Advertisements

Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi. Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive ‘’Miqtë e Apolonisë’’, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë. Por kontributi më i madh i Piro Toskës do të ishte në fushën e arsimit, si mësues dhe drejtues në disa shkolla të Fierit. Për karrierën e gjatë në arsimimin e brezave, punën e zhvilluar, arritjet dhe meritat, Piro Toska është vlerëzuar me tituj dhe medalje të ndryshme si: ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Mësues i Dalluar’’ dhe ‘’Nderi i Myzeqesë’’.Lamtumirë Piro Toska!

Ngushëllime familjes Toska!”,shkruan kryebashkiaku Subashi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Me zemër të copëtuar…”, Hajdari jep lajmin e dhimbshëm, COVID-19 i merr jetën vogëlushit shqiptar(FOTO)
Artikulli tjetërKur pritet të ulet vala e COVID-19 në vendin tonë? Mjeku Andi Koraqi del me paralajmërimin e rëndësishëm dhe hedh dyshimet e forta