Kosova ka raportuar ditën e sotme 368 raste të reja me Covid-19, si dhe 4 viktima të shkaktuara nga virusi i rrezikshëm në 24 orët e fundit.
Advertisements
Në këtë mënyrë Kosova vazhdon të ketë një situatë të kontrolluar pandemike, ku ccdo ditë shifrat kanë qenë pak a shumë të tilla.
Për sa i përket rasteve aktive, në Kosovë numërohen 6829 qytetarë të infektuar aktualisht, ndërsa numri total i të prekurve që n ga fillimi i pandemisë ka arritur në 67.008.
Advertisements
Njoftimi i plotë:
241 TË SHËRUAR DHE 368 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vd ekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vd ekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!