Aktori njohur dhe shumë i dashur për publikun, Bujar Asqeriu e ka përshkruar me tone të ashpra realitetin sot në politikë dhe në jetën sociale. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Asqeriu tha se sot po bëhet një luftë klasash e moderuar, duke e cilësuar një kancer. Ai ka folur për situatën politike në vend, jo duke e parë vetëm me sytë e një artisti por një qytetari të këtij vendi i cili e kupton edhe arsyen e lagimit të opozitës nga Parlamenti.
Advertisements
“Unë nuk jam politikan, por duke gjykuar si qytetar unë nuk mund të bashkëjetoj me një njeri që nuk më përfill. Bashkëpunimi i opozitës me pozitën mund të sjellë të mira për vendin. Çfarë efekti më lë mua ti kryeministri im kur zihesh me presidentin e Republikës. Mendo një fëmijë që shikon babain dhe nënën duke u zënë gjithë ditën.
Imagjino ai baba ditën tjetër t’i thotë të keqen babai sillu mirë… Ata kanë çelësat e shtetit. Ata duhet të merren me politikat e zhvillimit, jo çfarë tha Bujari këtu, jo aty. Jo hiqe nga puna këtë se piu kafe me atë tjetrin.
Advertisements
Sa vendime në Gjykatën Administrative kanë fituar punonjësit e hequr nga puna vetëm për bindjen. I kanë hequr nga puna kanë vendosur me tesera partie. Pse në kohën e partisë së punës jemi. Atëherë më thuaj se po zbatojmë luftën e klasave por në një variant të moderuar. Është kancer”, tha aktori i njohur.
Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të mos dëgjojnë udhëheqësit politikë sepse Shqipëria është mbi partitë.
“Vëllezërit e mi shqiptarë mos i dëgjoni indiciet e udhëheqësve politikë se këtu në Shqipëri fajin më të madh e ka politika. Jemi shqiptarë, Shqipëria është mbi partitë. Partitë po ishin të zonjat t’i shërbejnë Shqipërisë. Kjo është deviza ime”, u shpreh ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!