Britani, edhe virusi afrikan/ Në Londër po bëhen testime masive për të izoluar vatrat

Ne Britani ka filluar testimi i 80 mije vetëve per variantin jugoafrikan te koronavirusit, i cili duket se po përhapet ne komunitetet.

Advertisements

Testimet kane filluar edhe ne tre zona te Londrës, dy prej te cilave me një përqendrim te madh te komunitetit shqiptar. Autoritetet kane kërkuar qe banoret e këtyre zonave te mendohen dy here kur te dalin nga shtëpitë, qofte edhe për arsyet me esenciale.

Zyrtarët e shëndetësisë, policia, zjarrfikësit janë duke u përfshire ne fushatën per testimin dhe gjurmimin e personave qe mund te jene infektuar me variantin jugoafrikan te koronavirusuit me nje transmetueshmeri te larte, por ndaj te cilit ekziston frika se mund te shmang sistemet imunitare.

Advertisements

Ne Britani është raportuar nje shifër prej 105 veta me kete variant koronen, por pas zbulimit te 11 rasateve te reja tek njerëz qe nuk kane pasur histori udhëtimesh ndërkombëtare, ekziston frika se keto shifra mund te shkojnë ne disa mijëra vete he nje përhapje me te madhe se çmendohet ne komunitetit.

Testimi do behet edhe ne tre zona te Londrës, ku ne dy prej tyre ka nje përqendrim te konsiderueshëm te shqiptarëve te Britanisë, dhe konkretisht ne Haringej dhe Croydon. Tamponët do bëhen dere me dere dhe autoritetet shëndetësore kane paralajmëruar qe këta banorë do duhet te mendohen dy here kur te vendosin per te dalë qofte edhe per arsye esenciale sic jane konsideruar deri me sot edhe beja e pazarit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLoredana dhe Mozzik po sjellin këngë për Shën Valentin? Detaji që nxiti dyshime
Artikulli tjetërNë Brazil shfaqen raste me dy variantet e COVID-19 në të njëjtën kohë