Borë e ngricë në të gjithë vendin! IGJEUM paralajmëron ulje të temperaturave, ja c’ndodh orët në vijim

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar si do të jetë moti për ditën e sotme në vend. Sipas parashikimit, edhe sot temperaturat do të vijojnë në ulje, duke shkaktuar ngrica. Sot në të gjithë qarqet priten reshje të dobëta lokale, kryesisht në formën e dëborës.

Advertisements

Temperaturat do të vijojnë nga 0-7°C në bregdet; në vendet e ulëta: -3 / 6 °C; ndërsa në vendet malore: -15 / -2 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në veri të vendit deri e fortë.

Njoftimi

Advertisements

TEMPERATURA DHE NGRICA
—————————-
Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat nga sot deri e Mërkurë dt.17 Shkurt 2021, mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBY TJET
———————————————— ————–
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot dt. 14 Shkurt 2021 pritet të ulet rrez.iku i përm.b.ytjeve në basenet e lumenjve, Drin dhe Buna. Si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave në zonat e sipërme të këtyre baseneve lumorë, pritet që të ulen prurjet, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet ulje e prurjeve dhe nuk pritet rrezik nga përmb.ytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rr,ezikut të përmb.ytjeve.

PARASHIKIMI METEO
————————–

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt. 14) dhe nesër (e hënë, dt. 15) priten reshje të dobëta lokale në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë kryesisht në formën e dëborës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT

Nesër ( e hënë, dt. 15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 7 °C; në vendet e ulëta: -3 / 6 °C; në vendet malore: -15 / -2 °C.
ERA
Sot pasdite ( e diel, dt. 14) dhe nesër ( e hënë, dt. 15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në veri të vendit deri e fortë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm i mire për këtë shenjë të Horoskopit! Mësoni çfarë kanë rezervuar yjet për secilin prej jush
Artikulli tjetërNumërohen më shumë se 97% e votave në Kosovë, Vetëvendosje konfirmon fitoren historike