‘Bashkia nuk njeh krizë nga pandemia’/ Kryebashkiaku i Skraparit blen automjetin luksoz me lekët e shtetit

Në denoncimin e bërë në ‘Facebook’ thuhet se kryebashkiaku i Skraparit nuk e kursen dorë dorën kur bëhet fjalë për buxhetin e shtetit, në një vit kur pandemia ka goditur rëndë çdo biznes dhe familje shqiptare.

Advertisements

SKRAPAR– Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Skrapar ka denoncuar blerjen e një automjeti me vlerë 25 milionë lekë nga ana e bashkisë së qytetit.

Në denoncimin e bërë në ‘Facebook’ thuhet se kryebashkiaku i Skraparit nuk e kursen dorë dorën kur bëhet fjalë për buxhetin e shtetit, në një vit kur pandemia ka goditur rëndë çdo biznes dhe familje shqiptare.

Advertisements

LSI Skrapar shkruan se ato 25 milionë lekë mund të ishin shpenzuar për familjet në nevojë apo personat me aftësi të kufizuar.


Bashkia e Skraparit nuk njeh krizë nga pandemia. 25 milionë lekë për blerjen e një automjeti!!

Viti i Pandemisë mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për mijëra biznese të goditura nga kriza, për mijëra shqiptarë që humbën vendet e punës nga karantina dhe keqqeverisja, për mijëra familje shqiptare që harxhuan kursimet e tyre për shkak të medikamenteve të shtrenjta për kurimin e Covid-19, por ky vit kurrsesi smund të jetë vit krize për bashkinë e Skraparit, e cila ka vendosur të shpenzojë shumën e madhe prej 25 milion lekësh për blerjen e një….automjeti!

Kryebashkiaku i Skraparit qenka treguar dorëlëshuar për të blerë një automjet, ndërkohë që nuk bën asgjë për të mbështetur dhe investuar në nisma që krijojnē vende të reja pune apo që zbusin varfërinë në Skrapar. E gjitha kjo ka një shpjegim: Përfaqësuesit e Rilindjes kanë një raport shumë të mirë me luksin që buron nga abuzimet dhe shpërdorimet, por nuk kanë aspak lidhje me angazhimin për të zgjidhur hallet e shqiptarëve.

25 milionë lekët e makinës së luksit të Bashkisë së Skraparit, mund të ishin shpenzuar për familjet në nevojë apo personat me aftësi të kufizuar, por mesa duket hallexhinjtë nuk figurojnë fare në axhendën e kryetarit të Bashkisë!

LSI Skrapar dënon me forcë këtë abuzim! 25 Prilli do të jetë një ditë historike, sepse do ti japë fund keqqeverisjes dhe praktikave abuzive të Rilindjes, në kurriz të qytetarëve shqiptarë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBasha në timon pa rrip! Aurela ndan foton, çifti kalon të dielën në një nga fshatrat e Tiranës
Artikulli tjetërRriten shifrat nga COVID-19 në Kosovë/ Shënohen 453 raste të reja. Ja sa persona kanë humbur jetën