Basha ZOTOHET dhe ben premtimin: Asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do kalojnë në duart e të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë disa premtime për të rinjtë, gjatë prezantimit të programit.

Advertisements

Ai është zotuar që të zgjidhë çështjen e papunësisë për të rinjtë.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se do të angazhohet që ‘asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë’.

Advertisements

Për të rinjtë nga zonat e largëta ose të varfra që duan të nisin një biznes, Basha tha se do të mbështeten me skema financimi.

“Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre.

Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje.

Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para”, tha Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZgjodhi të kandidojë për deputete në Elbasan, Rudina Hajdari habit me arsyen
Artikulli tjetërPas largimit nga Përputhen, Andi ka dy fjalë për Shqipen dhe zbulon detajin që s’e dinim!