Basha takohet me kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa: Me premtoi qe do të na mbështesë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE brenda vitit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar në Lubjanë me kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa.

Advertisements

Basha tha se gjatë bisedimeve, ai i garantoi se Sllovenia do të jetë avokate në procesin e anëtarësimit.

Më tej, Basha shprehet se e njohu me planin e PD-së për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin evropian brenda vitit.

Advertisements

“Sot pata kënaqësinë të takoja në Lubjanë, kryeministrin e Sllovenisë dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša.

E njoha mikun tim, kryeministrin slloven me planin tonë për integrimin, angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke nisur nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i cili merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për të na mbështetur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit. Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Ramë dakord të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për ta përshpejtuar rrugën evropiane të Shqipërisë si interesi më i madh i çdo shqiptari, si destinacioni ynë i vetëm.

Kryeministri Janša më garantoi se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po kështu, ne biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri, çka do të ndihmojë për punësimin e mirëqenien e qytetarëve tanë”,- tha Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFundi i shkurtit do t’ju shkaktoje probleme te medha, ja cilat janë 3 shenjat që do e mbyllin keq muaj
Artikulli tjetërEkspertët paralajmërojnë se çfarë rrezikoni nëse iu vjen në Facebook ky mesazh: Mos e hapni!