Ditën e sotme kryedemokrati Basha pritet të dorëzojë në Komisionin Qëndrorë të Zgjedhjeve listën e koalicionit opozitor, me të cilin PD do të hyjë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Advertisements
Kolaicioni me të cilin opozita do të kandidojë përballë socialistëve quhet “Shqipëria Fiton” dhe do të nënshkruhet ditët e sotme nga Basha dhe aleatët e tij. Pjesë e koalicionit mësohet se do të jenë të gjitha partitë pjesëpërbërse të Opozitës së Bashkuar me përjshtim të LSI-së, e cila pritet të dal me listën e saj në qarqet më të mëdha të vendit dhe në koalicion me PD-në në disa qarqe të vegjël.
Mësohet se pjesë e koalicionit është edhe forca politike e krzesuar nga ish-presidenti Bamir Topi, i cili mesa duket i ka sheshuar mosmarrëveshjet me krzedemokratin dhe rikthehet në bashkëpunim me forcën politike ku nisi karriera e tij politike. Ish-presidenti në ygjedhjet e shkuara ka qenë pjesë e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Partia Socialiste.
Advertisements
Gjithashtu risi është edhe kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI.
I pari që do të firmosë dokumentin është Agron Duka i PAA-së në orën 12:00.
Duka do të ketë 12 përfaqësues në 12 qarqet, ku do të ketë një vend në listën e sigurte. Ndërkohë në orën 13:00 Basha do të firmosë me kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.
Ky i fundit do të ketë tre kandidatë. Pas Shehit në selinë blu do të mbërrijnë më pas edhe Shpëtim Idrizi në orën 14:00. Mësohet se Idrizi do të ketë 11 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.
Nga këto vetëm dy kandidatë do të jenë në listën e gjelbër. Pas Idrizit në selinë e PD do të mbërrijë kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Ky i fundit do të ketë 7 përfaqësues në të gjithë Shqipërinë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!