Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore, ku një fëmijë 5-vjeç është përplasur nga një makinë.
Advertisements
Fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., 5 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!