“6 fëmijë kanë humbur jetën nga Covid”, psikologja e njohur shqiptare ngre alarmin

Situata e koronavirusit në vendin tonë duket mjaft serioze. Mirëpo pavarësisht kësaj, qytetarët janë akoma skeptik për ekzistencën e virusit ose për rrezikshmërinë e tij dhe i neglizhojnë këshillat e ekspertëve.

Advertisements

Psikologia e njohur klinike, Jorida Rustemi ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku theksoi se edhe pse rreziku ndaj virusit është i madh, njerëzit hezitojnë të mbajnë maskën.

“Për arsye të ndryshme, njerëzit e kanë të vështirë të respektojnë masat dhe gjëja shkon deri diku në variantin e paketës. Nëse toleron diçka, nëse nuk e ke zbatuar rregullin diku, vijon të mos e zbatosh atë.

Advertisements

Është efekt zinxhirë. Gjatë kohës së karantinës ne ishim më të bindur, u punua që të bindeshim më shumë për të zbatuar rregullat dhe njerëzit ishin më shumë bashkëpunues. Kjo, pasi situata ishte e panjohur, gjithçka ndryshonte me ditë”, tha ajo.

Më tej, Rustemi shtoi: “Aktualisht që flasim, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve e kanë kaluar Covid, po e kalojnë ose minimalisht njohin një person që e ka kaluar. Ka disa që kanë pasur disa humbje brenda familjes.

Situata tek ne ka qenë deri diku e paqëndrueshme dhe e paqartë te njerëzit. Unë ndaj qëndrimin shumë të fortë se shkollat janë ndër arsyet kryesore që ndikojnë në përhapjen e virusit, sepse sado kujdes të bëjë një person, nëse ka një fëmijë në shkollë, edhe me masat që mund të merren, probabiliteti që fëmija të mund të ruhet prej natyrës së tij, është i vogël.

Fëmijët do të jenë përcjellës të infeksionit në familje. Në fakt ne kemi pasoja, kemi 6 fëmijë që kanë humbur jetën nga Covid”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishte/ I shtruar prej 4 ditësh tek Infektivi, COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku të njohur shqiptar (EMRI)
Artikulli tjetërShpërthen mjeku Tritan Kalo: Vendimet e pandemisë i merr Qeveria, jo Komiteti!