318 mjekë gjithsej, shteti i vetëm në botë që raporton 1 vdekje nga Covid

Butani aktualisht është i vetmi vend në botë ku vetëm një person ka vd.ekur nga coronavirusi. Kjo është shumë e habitshme duke qenë se është një nga vendet më të varfra në botë.

Advertisements

Pas shpërt.himit të pandemisë, Butani dukej i papërgatitur për të. Sidoqoftë, është provuar të jetë shumë e suksesshme në lu.ftimin e përhapjes së virusit.

Ky vend me më shumë se 760 mijë banorë ka arritur ta bëjë këtë pavarësisht se ka një numër të vogël të punëtorëve shëndetësorë.

Advertisements

Ata kanë vetëm 318 mjekë, tre mijë punonjës të tjerë shëndetësorë dhe një pajisje PCR, raporton CNN.

Vde.kja e parë e shkaktuar nga virusi u regjistrua në janar të këtij viti. Një burrë 44-vjeçar, i cili më parë kishte pasur probleme të tjera shëndetësore, ka vde.kur.

Edhe para kësaj pandemie, Butani ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të qenë më i përgatitur nëse shfaqet një virus. Pra, në nëntor të 2019, ata kryen një simulim të evakuimit nga aeroplani në të cilin udhëtarët dyshohet të jenë të infektuar me coronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Amerikan Johns Hopkins, 866 persona të infektuar janë regjistruar në këtë shtet që nga fillimi i pandemisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistrja qeverisë kërcen këngën hit të grupit “Corona”! Shikoni lëvizjet e Spiropalit
Artikulli tjetërSurprizon moti, ja si parashikohet të jenë ditët në vijim dhe sa do shkojnë temperaturat, meteorologu Hakil Osmani tregon çfarë pritet