Zgjerimi me 12 milje në Jon, habit Mitsotakis: Vetë Rama tha se është e drejta jonë

Ditën e sotme në parlamentin grek është duke u diskutuar për zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një fjalim duke e mbrojtur këtë projektligj.

Advertisements

Mitsotakis u shpreh se territori grek është rritur me 10% dhe se ata tashmë dominojnë në detin Jon. Gjithashtu ai shtoi se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar publikisht se zgjerimi me 12 milje në detin Jon është e drejtë.

“Ministri i Jashtëm grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën do të adresohet në një gjykatë ndërkombëtare.

Advertisements

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë tha se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt “, u shpreh Mitsotakis.

Kujtojmë se ditën e djeshme ministri i Jashtëm grek, Dendias deklaroi në parlamentin grek se Greqia synon zgjerimin e ujrave territorial në detin Jon dhe në Egje./r.g

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU ‘ndane’ pa nisur mirë fushatën me ‘Nismën’, Rezart Prifti zbulon prapaskenat
Artikulli tjetërI fundit! Ndahet nga jeta balerini i njohur shqiptar