Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias gjatë fjalës së tij në Parlament ka kërkuar votë unanime nga deputetët duke theksuar se përmes këtij projektligji, Greqia fut në territorin e saj 13 mijë kilometra katror territor të ri, të cilin nuk e kishte më parë.
Advertisements
“Vetëm përmes këtij projektligji territori i Greqisë zgjerohet me 10 %“, tha Dendias.
Ministri grek tha ndër të tjera:
Advertisements
Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji.
Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!