Rusia është goditur këto ditë nga temperatura të ulëta dhe stuhi të fuqishme dëborë, me erëra të cilat kanë shkuar deri në 136 kilometra në orë.
Advertisements
Në pamjet e publikuara në “YouTube” të cilat janë bërë virale, banorët e qytetit të Vladivostokut mezi qëndrojnë në këmbë dhe era duket se është aq e fuqishmë sa e kanë të pamundur të ecin.
Sipas informacioneve dëmi material nuk është vlerësuar ende, por nga të dhënat e bëra publike dihet që të paktën 60 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra nga përplasjet në akull.
Advertisements
Temperaturat e ulëta janë normale në këtë kohë të vitit në Rusi, por erërat tejet të fuqishme duket se e kanë vështirësuar shumë situatën.
https://youtu.be/DoYQffyhXyA
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!