Tayna merr surprizën më të bukur të jetës së saj në Turqi, do habiteni nga kush

Tayna ka marrë surprizën më të bukur të jetës ditën e djeshme dhe pikërisht në urën e Bosforit, në Turqi.

Advertisements

Ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj në Instagram duke treguar mesazhin që ishte shkruar për të në ledin e vendosur në këtë urë.

“Sinonimi i femrave rebele! Guximi për ‘çmenduri’! Tayna”, ishte mesazhi i shkruar.

Advertisements

Reperja ka treguar se kjo është surpriza më e mirë që ka marrë ndonjëherë.

Pas gjithë kësaj nuk fshihet një mashkull misterioz, por në fakt është shoqja e ngushtë e këngëtares, Rina Malsori.

Në një postim në Instastory, Tayna ka shkruar:

“Të dua shumë gjithë jetën! Surprizë më të mirë në jetë kurrë nuk kam marrë! Kaq!”

Një javë më parë, reperja ka publikuar edhe bashkëpunimin e saj më të fundit me artistin e famshëm, L’Algerino, të titulluar “Moona”.

Deri më tani, kënga ka arritur më shumë se 3.4 milionë klikime në YouTube.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmeti i fuqishëm godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Artikulli tjetërNdahet nga jeta aktorja e njohur, luajti më shumë se 30 role(Foto)