Takimi i Edi Ramës me Cristiano Ronaldon dhe Buffon, vëllai i kryeministrit zbulon të fshehtat e organizimit

Dy djemtë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Alesio dhe Aureli shpëtuan duke u hedhur nga dritarja. Ndërsa kryeministri Rama si tifoz i Juventusit mundësoi që dy djemtë, por edhe vetë ai të takonin Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.

Advertisements

Takim në fakt që u përfol shumë, disa e quajtën si blerje, ndërsa disa të tjerë si show. Por më shumë detaje gjatë këtij takimi ka dhënë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit ishte i ftuar në emisionin “Paso” në Top Albania Radio.

“Për çudi nuk e kam lexuar fare këtë ‘blerës’ dhe nuk është aspak e vërtetë. Është thjesht një takim i organizuar nga miqtë e tim vëllai tek Juventusi dhe Lazio gjithashtu sepse ka edhe Igli një rol në këtë pjesë. Me thënë të drejtën nuk e kam pyetur, di që nga ai takim mua më ka ardhur një fanellë e Cristiano Ronaldos me firmë edhe kaq.” Përfundon Rama

Advertisements

Burimi: Top Albania Radio

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLumenjtë Drin dhe Buna do jenë në nivele të larta, me probleme lokale përmbytje; në fundjavë reshje intensive në këto 4 qarqe, ja parashikimi i IGJEUM
Artikulli tjetër“Erdhëm për Vitin e Ri në Kukës dhe ngelëm këtu”. Uji shkatërron urën, banorët bllokohen në fshat