Avokati Spartak Ngjela ka komentuar gjendjen e korrupsionit në Shqipëri, ku tha se është shumë më e rëndë se në raportin e Transparency International.
Advertisements
“Korrupsioni është sëmundje shekullore e shqiptarëve,” – tha Ngjela teksa akuzoi politikanët se jo vetëm vjedhin nëpërmjet korrupsionit por shesin dhe interesin kombëtar gjithashtu.
Avokati Ngjela renditi për Euroneës Albania dy aspekte që e rëndojnë korrupsionin në Shqipëri. Së pari, niveli i ulët i jetesës dhe së dyti, pasiguria e individit i cili kërkon të largohet nga vendi.
Advertisements
Sipas tij askush nuk po i kushton rëndësi zgjedhjeve dhe ligji për zgjedhjet është i mjerë.
“Imagjino kryetar të Komisionit të Zgjedhjeve kanë vënë një njeri që ka manipuluar dy zgjedhje në favor të Ramës, por e duan të dy palët sepse siç duket kanë një kompromis të heshtur,” – përfundoi avokati.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!