Situate e rëndë! Dëmtohet çatia e pallatit 3-katësh në Lezhë, apartamentet mbushen me ujë

Banesat kanë marrë dëmtime nga shirat e dendur që kanë rënë në vend përgjatë tre ditëve. Mësohet se në qytetin e Lezhës uji ka depërtuar brenda apartamenteve dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë.

Advertisements

Ndërkohë Dosja.al ka siguruar pamjet që vijnë nga çatia e një pallati 3-katesh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës i cili është dëmtuar nga moti i keq. Objekti i ndërtuar para viteve 80 ka patur dëmtime që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe situata e motit e ka përkeqësuar edhe më shume situatën.

Situata në vend është ende e rëndë. Shumë qytetet janë përmbytur, banesa po ashtu. IGJEUM ka paralajmëruar se kjo gjendje do të vijojë deri më 11 janar.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19, nuk lëviz kurba e infektimeve. Cilat qytete mbeten vatra të nxehta(E plote)
Artikulli tjetërAksident në aksin Korçë-Maliq, makina humb kontrollin, përmbyset në mes të rrugës(Foto)