Meteorologët thonë se moti këtë javë do të karakterizohet nga luhatjet e tij, ku parashikohet shtim i vranësirave dhe reshje intensive shiu nga e mërkura.
Advertisements
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se mesi i javës sjell ndryshime si në fushën termike ashtu dhe pranisë së reshjeve. Dje, Korportata Elektroenergjitike Shqiptare njoftoi gjithashtu se ka marrë masa për t’i paraprirë përmbytjeve.
Më konkretisht: Ditën e nesërme (Martë) moti parashikohet i kthjellët dhe i acartë me temperatura në vlera negative në orët e mëngjesit.
Advertisements
Nga e Mërkura parashikohet shtim i vranësirave si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Temperaturat do të pësojnë rritje duke mbetur në vlera negative vetëm në zonat malore.
Ditën e Enjte do të mbeten prezente vranësirat si dhe reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri dhe jug. Në lartësitë mbi 1000 metër në zonat malore reshje të dobëta dëbore.
Dita e Premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 900 metër në zonat malore reshje të dobëta dëbore.
Për tu theksuar është dita e Shtunë pasi parashikohet me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në zonën e veriut dhe atë jugore reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë. Në lartësitë mbi 500 metër në veri – verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje reshje të dendura dëbore.
Dita e Premte dhe e Shtunë pritet të kenë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut, problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë!!!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!