Të gjithë e kemi vërejtur se si seriali “The Simpsons”, ka bërë një punë mjaft të mirë për të parashikuar të ardhmen me një saktësi të frikshme, në shumë raste.
Advertisements
Nga veshja e inaugurimit të Kamala Harris, te shfaqja Super Bowl e Lady Gaga dhe deri tek zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA, kjo shfaqje ka mahnitur jo pak, duke i paraprirë ngjarjeve të rëndësishme botërore.
Por si ka mundësi që ata të jenë kaq të saktë? Epo me kalimin e viteve, disa nga mendjet që qëndrojnë prapa familjes së verdhë, kanë treguar për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme.
Advertisements
Krijuesi Matt Groeining tha: “Ne mendojmë një shaka, më të vështirën, më qesharaken, më budallaqen, më të pamundurën, por pastaj rezulton se imagjinata jonë nuk ishte edhe aq e pamundur”.
Shkrimtari dhe producenti Al Jean shtoi: “Unë mendoj se nëse një tufë njerëzish të zgjuar bëhen së bashku dhe ata fillojnë të hedhin shigjeta, është e sigurt se disa prej tyre do të qëllojnë në shenjë. Dhe sa i përket fitores së Trump, duhet ta themi se ai fliste për kandidimin për President që në vitin 1999”.
Ndërsa për shfaqjen e Lay Gaga, ai tha: “Njerëzit thonë ‘oh ju e parashikuat shfaqjen e saj në Super Bowl’, por në fakt ajo kopjoi shfaqjen tonë”.
Ndërsa shkrimtari dhe producenti tjetër Matt Selman tha: “Nëse ti parashikon shumë ngjarje që i mendon të pamundura, bën shaka me çdo gjë, nuk është ndonjë çudi që ndonjëra prej tyre të ndodhë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!