Shtatë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit/ Rriten ndjeshëm infektimet pas rekordit të testimeve. Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat

Pas rritjes drastike të testimeve për koronavirus, është rritur edhe numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer rreth 4 mijë testime, ku kanë rezultuar 725 persona të infektuar. Ndërkohë, 7 persona kanë gjetur vdekjen.

Njoftimi:

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin që të vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e orës policore që fillon në orën 22:00; Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhë të paktën dy javore të jetë online, pa prezencën e studentëve fizikisht nëpër auditore. Dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 18 Janar.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 3906 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 725 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (06 Janar 2021)

Raste të reja ditore 725

Të shëruar në 24 orë 551

Të shtruar në spitale 273

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3,906

Testime totale 276,713

Raste pozitive 61,008

Raste të shëruara 36,102

Raste Aktive 23,689

Humbje jete 1217

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13753

Fier 1715

Shkodër 1325

Durrës 1203

Vlorë 951

Lezhë 942

Korçë 878

Elbasan 865

Berat 754

Gjirokastër 454

Dibër 451

Kukës 398

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Frymën ta marr, po desha e zemrën ta ndal’/ Vargjet që Kujtim Prodani ia dedikoi COVID-it
Artikulli tjetërNuk i dalin vajzat e “Love Story”, Saimiri i shkruan konkurrentes së re të Përputhen