SHBA regjistron 176.257 raste të reja dhe 3.427 të vdekur nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 427.657, prej të cilëve 3.427 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Advertisements

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 176.257, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25.571.079.

Advertisements

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 15,33 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 297,39 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,15 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 42.212 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,65 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,8 milionë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBurri që humbi gjurmët për 18 ditë, gjendet i gjallë pranë… Arriti të mbijetonte vetëm me ujë dhe kërpudha
Artikulli tjetërPse eshte veshur kaq elegante Tea e perputhen? Kush eshte mashkulli qe pret?