“Rikthehen reshjet. Ja kur do të kemi diell”- Sinoptikanët bëjnë parashikimin e motit dhe paralajmërojnë: Këto ditë do të jenë…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se java që vjen do të jetë një dimër i vërtetë, pasi shumica e ditëve janë parashikuar të vranëta dhe me reshje shiu e dëbore, si dhe disa ditë me diell, por të acarta.

Këtë javë vetëm dita e mërkurë edhe e enjte parashikohen me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Advertisements

“Java që presim para parashikohet të jetë një javë “klasike” dimri me motin i cili parashikohet shumicën e ditëve i vranët me reshje shiu e dëbore si dhe disa ditë me diell por të acarta.

Java nis nesër me ditën e Hënë ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurër në zonën e veriut deri të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.

Advertisements

Gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Martë reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje të territorit reshje tepër të dendura dëbore te cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.

Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër. Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Përsëri reshje dëbore në relievet malore në lindje por me intensitet të ulët”, njofton SHMU.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKiara Tito “celebron” lidhjen me Butrint Imerin në 25-vjetorin e lindjes, si u kthye te dashuria e vjetër pas flirtit me Young Zerkën
Artikulli tjetërSi e parashikojnë të ardhmen me kaq saktësi? Flasin krijuesit e “The Simpsons”