Rikthehen reshjet dhe rritjen temperaturat, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por pasdite vranësirat do të zhvillohen të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin, por në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.

Advertisements

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 12°C. Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -5°C në 01°C dhe në zonat e ulëta nga -2°C në 04°C.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE bija i bëri thirrje Ramës dhe Manastirliut që ta çonin jashtë vendit, nderron jete nga Covid piktori dhe restauratori i njohur
Artikulli tjetërRakacolli “shkel me dy këmbë” rregullat që vendosi vetë, shfaqet pranë socialistëve në mbledhjen e shtabit elektoral. Dalin fotot që u zhdukën brenda sekondave