Qytetarët serbë do të mund të zgjedhin vaksinën kundër koronavirusit

Të hënën Serbia lëshon në funksion një sistem online të regjistrimit për vaksinim, përmes së cilit qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen për imunizim ndaj COVID-19, por edhe të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë të marrin.

Advertisements

Serbia është furnizuar me vaksinën e kompanive perëndimore Pfizer/BioNtech si dhe me atë ruse Sputnik-V. Ky vend planifikon të furnizohet edhe me vaksinën kineze kundër koronavirusit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić shpjegoi se përcaktimi i qytetarëve se, me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen, do të ndihmojë autoritetet në “planifikimin e nevojave të mëtejshme në sistem dhe përfshirjen e të dhënave në planin e vaksinimit masiv”.

Advertisements

“Nga nesër (11 janar), aplikimi do të fillojë përmes portalit eUprava, ku të gjithë qytetarët do të jenë në gjendje të shprehin dëshirën e tyre për t’u vaksinuar dhe nga e enjtja (14 janar), ai aplikim do të jetë i mundur edhe përmes telefonit”, tha Ana Brnabić.

Kryeministrja serbe tha se do të ketë numër të mjaftueshëm të vaksinave, sepse sipas saj, Serbia ka marrëveshje për tetë milion vaksina që mund të vaksinojnë katër milion qytetarë. Vaksinat kundër koronavirusit merren me dy doza.

“Institucionet përkatëse kineze kanë miratuar eksportin e vaksinës “Sinofarm” në Serbi. Ne po marrim gjithashtu 18,525 vaksina shtesë nga Pfizer dhe ne presim 500,000 doza të vaksinës Sputnik-V”, tha Brnabić, pasi ishte prezente në vaksinimin e punëtorëve në një klinikë mjekësore universitare.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të përfundojmë vaksinimin deri në maj ose qershor. Nëse kemi sukses, ne do të jemi një nga vendet e para që do ta përfundojmë atë në Evropë”, tha Brnabić.

Nga kontinenti evropian, vetëm Serbia dhe Bjellorusia janë furnizuar me vaksinën ruse Sputnik-V.

Vetë Brnabić është vaksinuar me atë të kompanisë Pfizer, por, kryetari i Kuvendit, Ivica Dacic dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vullin janë imunizuar me vaksinën ruse.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFrancë, në 24 orët e fundit regjistrohen mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërDisa arsye përse “pak” frikë mund të na bëjë mirë!