Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, reshjet do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.
TIRANË – Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se në tre ditët e ardhshme vendi do të përfshihet në kushte të paqëndrueshme, ku priten rreshje shiu intensive.
Advertisements
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Parashikimi nga IGJEUM:
Advertisements
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në Kukës, Lezhë, Berat, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13 °C
në vendet e ulëta: 6 / 14 °C
në vendet malore: 0 / 7 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!