“Popullin e mbytin në gjoba, vetë injorojnë ligjin”, Bardh Spahia reagon pas skandalit të Mira Rakacollit

Pas publikimit të lajmit nga “Faxweb” ku zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila u pa në mbledhjet e shtabeve elektorale që po zhvillohen nga Partia Socialis, ku pjesë ishin më shumë se 10 persona të pranishëm, një pjesë e të cilëve ishin edhe pa maska mbrojtëse.

Advertisements

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli e cila është në rreshtin e parë bashkë me Elona Gjebrean, ishin duke shkelur masat antiCovid të cilat i kanë urdhëruar vetë.

Ndër të tjera Spahia thekson se popullin e mbysin në gjoba ndërsa politikanët vetë injorojnë ligjin.

Advertisements

Postimi i plotë i Bardh Spahia në Facebook:

PARA PARTISË NUK VENË ASGJË!

Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mb ysin në gjoba, opozitën e god asin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Co vid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMashtrimi me mishin, ja si ta dalloni nëse është i freskët dhe jo i ndenjur
Artikulli tjetërÇun Lajçi tregon se do ta votojë Kurtin, por ka vetem një kërkesë