“Përputhen” me konkurrentë mbi 40 vjeç, zbulohet kush do e prezantojë

Pak kohë më parë u mësua se “Përputhen” do të vijë me një format të ri, ku përpos konkurrentëve të rinj, do të hyjnë për njohje personave mbi 40 vjeç. Autorja Olsa Muhameti e ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, tregoi se ka patur shumë aplikime për formatin e ri dhe se audicionet do të kryhen të hënën e javës së ardhshme.

Advertisements

Muhameti zbuloi se moderatorja e “Përputhen 3” me konkurrentë mbi 40 vjeç do të jetë sërish Bora Zemani.

“Deri tani grupmosha më e madhe e aplikantëve është 40-50 vjeç, por kanë aplikuar edhe nipërit që duan të sjellin gjyshërit. Nuk është vetëm për të gjetur partnerë por është edhe eksperiencë televizive shumë e bukur”, tha autorja.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArtan Hoxha ngre alarmin: Në qendër të Tiranës po ndërtohen 3 kulla, në vendin ku donin ata te përgjimeve. Të kujt janë paratë?
Artikulli tjetërNë 22-vjetorin e lindjes, Rina Balaj surprizohet nga i dashuri me dhurata te shtrenjta