Shirat e dendura që kanë rënë dy ditët e fundit kanë sjellë përmbytje, ku si pasojë janë shembur edhe disa ura.
Advertisements
Ministria e Mbrojtjes në një njoftim zyrtar thotë se Forcat e Armatosura kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e tyre.
“Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës. Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.
Advertisements
Po ashtu ministria sqaron se menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “bailey”.
Ura do të jetë 21 metër e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!