Përmbytjet në vend, Balla “kritikon” qytetarët: “Nëse e ndërton shtëpinë pranë tij, pronari Lum mund ta marrë”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur ditën e sotme nga Parlamenti në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend duke thënë se ndihet krenar për mënyrën sesi qeveria ka investuar për të penguar përmbytjet.

Advertisements

Sipas Ballës, niveli i përmbytjeve është shumë i ulët krahasuar me sasinë e mëdha të reshjeve të rëna, ndërkohë ai gjithashtu kishte një kritike për qytetarët duke u shprehur se nëse ndërtoni pranë lumenjve, atëherë rreziku është më i madh për t’ia marrë shtëpinë lumi.

“Niveli i përmbytjeve është shumë i ulët, pavarësisht nivelit të reshjeve shumë më të mëdha. Jemi krenar që kemi arritur të investojmë aty ku duhet. Ne kemi ditur të investojmë.

Advertisements

Por nëse ti vendos të ndërtosh shtëpinë pranë bregut të lumit, atëherë pronari lumë mund të vendosë ta marrë shtëpinë para,” deklaroi Balla.

Kjo deklaratë e Ballës vjen në një moment ku problematika të mëdha janë raportuar përreth të gjithë Shqipërisë në lidhje me përmbytjet, rrëshitjen e dherave dhe shkatërrimin e disa rrugëve duke lënë shumë qytetarë në izolim.

Situata mbetet më kritike në zonën e Shkodrës, ku dhe bashkia ka kërkuar shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme lokale për shkak se është përkeqësuar situata duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdërron jetë i burgosuri në Peqin, mbeten mister shkaqet
Artikulli tjetërZbulohet e shkuara e Atdheut, ja ku e kemi para se te futej ne ‘Përputhen’