Pas shirave të dendur që nisën nga mbrëmja e djeshme e deri në orët e para të mëngjesit, qytetit bregdetar është zgjuar i mbuluar nga uji. Dalja nga shtrati i lumit Erzen ka bërë që shumë sipërfaqe të jenë nën ujë.
Advertisements
Përmby ten Durrësi dhe Shijaku! Del nga shtrati lumi Erzen, bizneset mbushen me ujë, rrugët transformohen në mini ‘Venecia’Pamje nga Durresi
DURRËS– Uji ka pu shtuar qytetin e Durrësit dhe të Shijakut. Pas shirave të dendur që nisën nga mbrëmja e djeshme e deri në orët e para të mëngjesit, qytetit bregdetar është zgjuar i mbuluar nga uji. Dalja nga shtrati i lumit Erzen ka bërë që shumë sipërfaqe të jenë nën ujë.
Advertisements
E tillë raportohet situata dhe në qytetin e Shijakut ku katet e para të bizneseve ndodhen nën ujë. Uji është ngritur deri në nivelin e trotuareve duke e bërë të vështirë për automjetet që të kalojnë, ndërsa për këmbësorët të pamundur. Pamjet që vijnë nga ‘Durrës Lajm’ tregojnë se qyteti është mbuluar nga uji duke e kthyer qytetin në një mini ‘Venecia’.
Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Në fshatin Panarit të Korçës janë izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!