Pedagogia e Fakultetit Ekonomik Ilirijana Kuçana ishte e ftuar sot në Fax News, në një bisedë për mësimin online në universitetet shqiptare. Sipas saj efektiviteti i mësimnxënies në këtë formë është thuajse zero, ndërsa ka shtruar dhe opsionin e anulimit të këtij viti. Kuçana foli edhe për çështjen e varfërisë së vendit duke i bërë apel qeverisë të lërë propagandën dhe ti përvishet punës sepse njerëzit janë të lodhur nga kjo gjë.
Advertisements
” Unë kam qenë kundërshtuese e mësimit online. Mësimdhënia mund të bëhej në mënyrë të alternuar ku leksionet që janë në grupe më të mëdha të bëheshin oline dhe seminaret në auditore pasi janë në grupe më të vogla. Unë të do ndaj eksperiencën time me ju, gjatë muajit shtator unë kam qenë çdo ditë në auditor duke bërë konsultime dhe duhet të them që nuk jam infektuar, vetëm dy javë pas rinisjes së mësimit online, unë u infektova”. Në lidhje me vazhdimin e mësimit online ishte një vendim i marrë pa mendimin e studentëve dhe se në kemi ngritur edhe peticione ku kanë firmosur rreth 9000 studentë që të kthehen në auditore. Provimet online janë një vendim i nxituar, shteti nuk njeh më asnjë limit. Nuk mund të jemi pjesë e BE , nqs nuk kemi një arsim dinjitoz, një arsim cilësor ” është shprehur Ilirjana Kuçana.
Ajo ka folur edhe për çështjen e masave të marra nga qeveria dhe sa të përgatitur u gjendën studentët në këtë proces:
Advertisements
“Ky është një problem shumë i madh më erdhi keq teksa dëgjoja drejtuesen e Komitetit Teknik zonjën Rkaacolli, përtej mundësisë që nuk kanë tu ofrojnë studentëve atë që duhet, mos të tallen me studentët. Mund të them me keqardhje që pas një viti pandemie qeveria nuk i ka marrë masat që nëpërmjet kompanive telefonike të kishte arritur një marrëveshje që tu siguronte kushtet për mësimin online, pasi ka studentë që nuk marrin pjesë në mësimin online sepse nuk kanë mundësi ekonomike.
Nuk duhet të shohim vetëm Tiranën, por duhet të shohim zonat e thella që nuk kanë mundësi ekonomike që të përballojnë mësimin online.
Qeveria në këtë periudhë që jemi duhet të kishte një plan masash për mësimin online ose duhet të anullojë vitin akademik për aq kohë sa nuk janë të aftë të menaxhojnë situatën. Çfarë pretendojmë nga një student i cili do marrë diplomën e Bachelorit kur dy vite janë vite eksperimentale, çfarë pretendojmë nga ky student?.
Ka pasur një vit kohë të marrë masat, pse nuk i ka marrë masat, un mendoj se duhet anulluar viti akademik ose të përsëritet viti përdersia jemi në këtë situatë “- thotë pedagogia.
Në lidhje me pagesën e vitit akademik tarifat janë paguar të plota për vitin që lamë pas madje dhe për këtë vit, dhe është kërkuar përgjysmim i tyre pasi mësimi po zhvillohet online dhe se lekët e studentëve shkojnë për të bërë ofertat telefonike që janë të shtrenjta që të vazhdojnë mësimin.
Në një pyetje të bërë nga gazetarja lidhur me ankesat që kishte marrë nga prindërit e studentëve, ajo ka thënë se: ” Ato kanë lidhje se fëmijet e tyre jan të pamotivuar nuk janë të sigurt në lidhje me pasigurinë që kanë ato se çdo ndodh me të ardhmen e tyre. Mësimi online nuk ndiqet nga të gjithë pasi skanë mundësi dhe se nuk është produktiv. Mësimin online nuk e zëvendëson as auditori as një mënyrë tjetër. Qeveria duhet të kishte marrë masat të lërë propagandën për fushatën elektorale. Kjo është një politikë dashakeqe, shpopulluese për të vrarë shpresën e të rinjve që ato të largohen dhe ato që mbeten ti përdorin si ato duan. Detyra ime si pedagoge është ti mbështes studentët ti përkrah ato, detyra e tyre është tu shërbejnë e ti mbështet si njerëzit. ”
Në lidhje me çështjen e përmbytjeve pedagogia është shprehur: “Kemi parë mungesë totale të instancave shtetërore asnjë ndihmë nga shteti, bëhet fjalë për zonat Vardar Sukth si më të prekurat, banorët ishin të lodhur nga fjala politikë dhe nuk donin të dëgjonin asgjë për politikën. 20-30 familje ishin vazhdimisht në përmbytje, në stres. Kjo është pamja që duhet të shohi kryeministri dhe të mos bëjë propagandë për integrim se nuk hyjmë në BE duke bërë propagandë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë një Shqipëri si Europa dhe nuk meritojnë një varfëri ekstreme.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!