Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ana Lleshi, u largua nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave që ky format kishte vendosur për të gjithë pjesëmarrësit e tij.
Advertisements
Ajo u takua me njërin prej konkurrentëve (Arjonin), jashtë ambienteve të “Për’puthen” dhe Arjoni pretendoi se ata kishin nisur një lidhje intime së bashku.
Këto fjalë Ana i mohoi kategorikisht, duke treguar se kishte ngritur një padi në gjykatë ndaj Arjonit dhe kjo çështje do të zgjidhej larg syrit të mediave.
Advertisements
Ana erdhi për herë të fundit në program që produksioni t’i komunikonte vendimin përfundimtar, si dhe u përshëndet me të gjithë konkurrentët.
Në veçanti, ajo kërkoi një puthje nga Atdheu me të cilin kishte dalë në dy takime dhe kishin treguar afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Atdheu i dhuroi Anës një puthje në buzë, e cila bëri xhiron e rrjetit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!