Parlamenti Grek votoi pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për shtrirjen e ujërave territoriale të vendit në 12 milje detare në Detin Jon.
Advertisements
Kjo është shtrirja e re e territorit grek në detin Jon dhe “vendimi është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por ai gjithashtu jep një perspektivë, të cilën Turqia e hedh poshtë kategorikisht”, shkruajnë mediat greke, referuar “Der Spiegel”.
“Nëse Athina zbaton këtë zgjerim, Turqia mund ta shohë atë si një shkak për luftë. Athina mund të argumentojë se nuk po planifikon të marrë më tej ujëra territoriale. Sidoqoftë, Mitsotakis vazhdimisht theksoi se me ligjin e ri kjo mund të bëhet dhe se Greqia do të vendosë vetë kur dhe në çfarë mënyre dhe në çfarë kushtesh. Në 1995 Parlamenti Turk kishte vendosur që shtrirja e ujërave territoriale Greke në Egje me 12 milje do të konsiderohej një shkak për luftë. Turqia pretendon se Egjeu do të bëhej një “det grek” de facto. Në të vërtetë, në këtë rast 71% e Egjeut do t’i përkiste ujërave territoriale Greke, nga 21% që është sot”.
Advertisements
Në vazhdën e hetimeve të së hënës, Spiegel raporton se të dy vendet po fillojnë bisedimet për herë të parë që nga viti 2016 “në mënyrë që të kapërcejnë ndryshimet që i kanë çuar ato vazhdimisht në prag të lu ftës në të kaluarën”.
Rrez iku i konfliktit
Rrallë një projektligj qeveritar është kaq i pranuar gjerësisht. Greqia po zgjeron kufijtë e saj detarë, por sipas medieve të huaja “ky mbart një rrezik konflikti.”
Duke iu referuar një vendimi historik me të cilin Greqia zgjeron territorin e saj me gati 10% dhe thonë se “ligji parashikon në mënyrë të qartë parashikimin e zgjerimit të ujërave territoriale në Egje, siç tha Mitsotakis, por do të ishte një shkak lu fte për Turqinë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!