Nuk pritej! Twitter ia mbyll përgjithmonë llogarinë Donald Trump!

SHBA– Platforma sociale, Twitter njoftoi se ka vendosur t’ia pezullojë përgjithmonë llogarinë e presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Advertisements

“Pas rishikimit të postimeve të fundit nga Donald Trump dhe kontekstit rreth këtyre postimeve ne kemi vendosur që t’ia pezullojmë përgjithmonë llogarinë për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejme të dhunës”, tha kompania Twitter.

Pas protestuesit e dhunshëm, mbështetës të Trumpit, sulmuan më 6 janar Kongresin amerikan, Twitter njoftoi për pezullimin prej 12 orëve të llogarisë së presidentit, për shkak se siç u tha, ai kishte bërë postime që përbënin shkelje të politikës së kësaj platforme të integritetit civil.

Advertisements

Më 8 janar, presidenti Trump bëri dy postime në Twitter, të cilat, sipas kësaj platforme sociale, kishin përmbajtje që paraqisnin shkelje të politikës së “Glorifikimit të Dhunës” të kësaj kompanie, që “ka për qëllim të parandalojë glorifikimin e dhunës që mund të inspirojë të tjerët të kryejnë akte të dhunës dhe vendosëm që ato kishin të ngjarë të inkurajonin njerëzit të përsërisnin akte të dhunës që ndodhën në Kongresin amerikan më 6 janar”, tha Twitter.

Edhe kompanitë Facebook dhe Instagram kanë njoftuar më 7 janar se kanë vendosur t’ia bllokojnë llogaritë Trumpit në këto dy platforma, për të paktën dy javë, derisa Joe Biden të inaugurohet si president i SHBA-së.

Facebook dhe Instagram thanë se Trump “përdori platformat tona për të nxitur dhunë ndaj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

Facebook, që ka në pronësi edhe platformën Instagram, nuk e ka përjashtuar mundësinë që llogaria e Trumpit të mbyllet përgjithmonë.

REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA është vaksina efikase ndaj varianteve të reja të koronavirusi? Ja përgjigja që jepet nga studimi i ‘Pfizer’
Artikulli tjetër‘U dogjëm nga benzina’/ Siriani që shpëtoi nga mbytja në Vlorë: Donim të iknim në Itali, Europë