Nuk kanë të mbaruar përgjimet e “Ndranghetas”, ‘Princi’ i klanit mafioz: Kryepolicin e Tiranës mund ta peshkoj me një pjatë mocarella

Përgjimet e anëtarëve të klanit “Ndrangheta” nuk kanë të ndaluar. Në bisedat e reja, të publikuara ditën e sotme, ‘Princi’ i klanit maf ioz Antonio Gallo është dëgjuar duke folur me ortakët e tij për ndërtime pallatesh në Tiranë, ku thotë se në gradaçelat e reja banesat shiten me 3800-4000 euro për metër katrorë, ndërsa kostoja e vërtetë është vetëm 510 euro.

Advertisements

Në bisedë, Gallo thotë se kryepolicin e Tiranës, mund ta peshkojë edhe me një pjatë mocarella, por pa përmendur emër.

Pjesë nga biseda

Advertisements

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet…

Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.

Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?

Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..

Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)…atë të policisë në Tiranë mund ta peshkoj me një pjatë me djathë mocarella (qesh).

Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit ma fioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjest i madh/ Nuk kishte të ardhura për të shkuar në Nigeri të vajtonte nënën e tij, komuniteti në Itali ndihmon të riun (VIDEO)
Artikulli tjetërE trishte! Ndahet nga jeta profesori i njohur i Ekonomikut