Nipi i Arben Dashit qe fluturoi me 150 km/h në mes të Tiranës, Stiverjani ishte në makinë me një person tjetër që nuk u pyet kurrë nga Policia!

Ka kaluar gati një javë që prej aks identit sho k ues që ndodhi tek Ambasada Italiane në kryeqytet, ku Stiverjan Dashi rr ezikoi jetën e disa kalimtarëve dhe drejtuesit të mjetit tip Skoda me të cilin u përplas, por shpëtoi me vetëm një heqje patente. Zyrtarë të lartë shtetërorë, u rreshtuan njëri pas tjetrit për të bindur qytetarët përmes mediave se shkelja nuk ishte aq e madhe sa për bu rg apo sa për ti hequr përjetë patentën.

Advertisements

Për këto alibi sigurisht që nuk mund të bëhen interpretime të nxituara por siç edhe Dosja.al raportoi të shtunën, ky është një nga ato raste kur hijet e dyshimit për fshehje dhe mbulim të ngjarjes janë të mëdha. Aq më tepër kur i përfshirë në këtë ngjarje është nipi i Arben Dashit, kreut të Operacionit Forca e Ligjit.

Edhe pse jo i panjohur nga Policia dhe i përfshirë në një sërë ngjarjesh të tjera, Stiverjani u mjaftua me një gjobë dhe mund ta gjeni në çdo kohë në semaforet e Tiranës.

Advertisements

Gazeta Tema raporton se ai është nipi i Arben Dashit, ndërsa shton se bashkë me të, në makinë kanë qenë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet dhe se sapo ka ndodhur aksi denti, ai ka hipur në një taksi dhe është larguar. Policia nuk e ka raportuar këtë gjë dhe nuk e ka marrë në pyetje personin misterioz, që u largua nga vendi i ngjarjes, duke i shtuar dyshimet për mënyrën sesi funksionon ligji në dorën e Maliqit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Në mesnatë përkeqësohet moti, njoftimi i rëndësishëm për situatën në bregdet
Artikulli tjetërMashtrimi me mishin, ja si ta dalloni nëse është i freskët dhe jo i ndenjur