Në Greqi e akuzojzë për “lojë të dyfishtë”, Rama niset me avion nga Ankaraja në Athinë, ja çfare shkruajne mediat greke

Kryeministri Rama është nisur mëngjesin e sotëm nga Ankaraja, ku ishte për një vizitë dy ditore me ftesë të presidentit Erdogan, drejt Athinës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Rama do të zhvillojë një takim jozyrtar në vendin fqinj.

Advertisements

Kryeministri shqiptar është nisur i vetëm drejt Athinës, nga Ankaraja, rreth orës 08.35. Delegacioni që e shoqëronte në Turqi, i përbërë nga ministra e drejtorë të rëndësishëm, do të mbërrijë në Tiranë me një avion tjetër.

Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, pritet që të takohen më Ramën në Athinë. Si nga autoritetet greke por dhe nga ato shqiptare nuk ka asnjë informacion në lidhje me temën e diskutimeve.

Advertisements

Duke qenë se vizita e Ramës në Greqi vjen pas asaj në Turqi, ku qeveria shqiptare firmosi disa marrëveshje të rëndësishme, pritet që axhenda e këtij takimi të bazohet pikërisht në këtë vizitë.

Në mediat greke, kryeministri shqiptar Edi Rama është akuzuar për “lojë të dyfishtë”, pas zhvillimeve që u bënë publike nga takimi në Ankara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMevult Çavuşoğlu ben “paqe”: Nikos Dendias është miku im, do takohemi në javët e ardhshme
Artikulli tjetërZbulohet “misteri”: Ja pse Sindi ka mbetur e VI*GJER