Nuk ka pushim për Kidën! Këngëtarja e njohur po punon intensivisht me disa projekte të reja muzikore dhe po bëhet gati për publikime të reja.
Advertisements
Mesa duket kjo është një periudhë shumë produktive për artisten, edhe pse ajo ende po shijon suksesin e hitit të saj “Drunk”, që e nxorri në treg vetëm para disa javësh.
Nga ana tjetër, Kida njihet jo vetëm për sukseset në muzikë, por edhe për eksperimentet e saj në pamje. Së fundmi, ajo është kthyer në bjonde platin, duke hequr dorë nga ngjyra e verdhë ose rozë tek flokët. Këngëtarja ka publikuar një foto në instagram, me ndryshimet e reja në pamje, teksa bashangjitur me të shkruan:
Advertisements
“E gjitha e bardhë, si shpirtin..”
Ndoshta kjo mund të jetë një e dhënë që po bëhet gati për xhirimin e videoklipit të ri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!