Rita Ora është artistja me prejardhje shqiptare që kohëve të fundit është duke u komentuar shumë në rrjete sociale. E gjitha kjo vjen pasi ajo për ditëlindjen e 30-të organizoi një festë, çka rezultonte si thyerje e rregullave antiCOVID-19, shkruan Daily Mail.
Advertisements
Rita tashmë në Instagram ka humbur 220 mijë ndjekës, të cilët vazhdimisht po e akuzojnë për veprimin e bërë. Po ashtu këngëtarja është konsideruar si ‘egoiste’ nga policia angleze, edhe pse thuhet se ajo pagoi një shumë të majme për thyerjen e rregullave.
Që nga muaji maj, ndjekësit e Ritës kanë qenë në rënie të dukshme dhe që nga 29 janar, ajo ka rreth 16,024,000 ndjekës. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme (e premte) fansat e “The Masked Singer” kanë kërkuar që ajo të largohet nga shfaqja.
Advertisements
Në rrjetin social Twitter komentuesit shpërthyen me mesazhe që shfaqnin mllefin që kanë ndaj veprimit të artistes, e cila nga ana e saj ka kërkuar ndjesë për thyerjen e rregullave.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!